Vijon ende aktiv zjarri në landfillin e mbetjeve në Bushat
Vatra e zjarrit që përfshiu një ditë më parë vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa strukturat vendore po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Gjatë ndërhyrjes së djeshme u angazhuan rreth 20 efektivë zjarrfikës nga Bashkia Shkodër, të cilët arritën ta vënë situatën nën kontroll fillestar.
Operacioni është mbështetur edhe nga forca dhe mjete shtesë nga bashkitë Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.
Prefektja e qarkut, Holta Duda, deklaroi se deri më tani nuk paraqitet rrezik për banesat përreth zonës së prekur.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se situata mbetet delikate. Për shkak të natyrës së mbetjeve në landfill, ekziston ende rreziku i riaktivizimit të vatrave të zjarrit, çka kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të kujdesshme deri në neutralizimin përfundimtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



