E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viola Agasi largohet nga drejtimi i Prokurimeve në AKSHI
Lajme

Viola Agasi largohet nga drejtimi i Prokurimeve në AKSHI

Transferohet në një tjetër post brenda institucionit

Viola Agasi, motra e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, është larguar nga detyra si drejtuese e Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas informacionit të publikuar, lëvizja vjen pas emërimit të drejtuesit të ri të AKSHI-t dhe pas zhurmës së krijuar në media për implikimin e vëllait të saj, Ergys Agasi, si person i dyshuar në disa ngjarje kriminale.

Viola Agasi konsiderohej si një nga zyrtaret më të rëndësishme në strukturën e institucionit, duke mbajtur një nga postet kyçe që lidhej drejtpërdrejt me procedurat juridike dhe të prokurimit në një nga agjencitë më të rëndësishme shtetërore në fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit.

Sipas pretendimeve të ngritura, AKSHI është një nga institucionet që, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, rezulton të ketë qenë nën ndikimin de facto të biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët dyshohet se kontrollonin procedurat e tenderave dhe vendimmarrjen për kontratat publike.

Në këtë kontekst, fakti që motra e Ergys Agasit drejtonte sektorin e prokurimeve ka ngritur pikëpyetje të forta për konflikt interesi dhe për mënyrën se si janë administruar procedurat tenderuese në AKSHI.

Burimet bëjnë me dije se Viola Agasi nuk është më në atë detyrë dhe është transferuar në një pozicion tjetër, më të ulët, brenda AKSHI-t.

Zhvillimi vjen në një moment kur hetimet për çështjet që lidhen me tenderat, ndikimin e paligjshëm dhe rolin e personave të përfshirë në këtë skemë të dyshuar vijojnë të mbeten në fokus të opinionit publik dhe të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.