E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Virgjëresha e korrupsionit’ gostit me 1 milion euro Klodian Allajbeun
Lajme

‘Virgjëresha e korrupsionit’ gostit me 1 milion euro Klodian Allajbeun

Një tjetër procedurë prokurimi në sektorin e shëndetësisë ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe konkurrencën, duke vënë në qendër të debatit Operatorin e Blerjeve të Përqendruara dhe një prej kompanive kryesore që operon në këtë fushë.

Bëhet fjalë për “Lotin 4: Sutura për Kardiokirurgjinë”, me një fond limit prej rreth 843 mijë euro pa TVSH. Në përfundim të procedurës, fituese është shpallur kompania “Evita” sh.p.k, me një ofertë prej 79,414,350 lekësh të reja, që me përfshirjen e TVSH-së tejkalon vlerën e 1 milion eurove.

Ajo që ngre dyshime mbi këtë tender është diferenca minimale mes fondit limit dhe ofertës fituese. Sipas të dhënave të publikuara, oferta e kompanisë fituese arrin në rreth 94.1% të fondit limit, duke lënë një diferencë shumë të vogël financiare. Ekspertët e fushës së prokurimeve e konsiderojnë këtë si një sinjal që mund të tregojë mungesë konkurrence reale dhe një proces formal më shumë sesa garë efektive.

Analiza e dokumentacionit të procedurës me referencë REF-74973-02-02-2026 shton më tej dyshimet. Në këtë tender rezulton të kenë marrë pjesë vetëm dy kompani, ku njëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, duke e lënë praktikisht garën pa rivalitet.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe rolin e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e ofertave. Pyetjet kryesore lidhen me arsyet pse një garë me pjesëmarrje minimale dhe mungesë konkurrence nuk është anuluar apo rihapur, si dhe nëse janë respektuar standardet për përdorimin eficient të fondeve publike.

Ky rast vjen në një kohë kur çështjet e menaxhimit të fondeve në sektorin e shëndetësisë janë nën vëmendje të shtuar publike dhe institucionale. Ndërkohë, pritet që autoritetet përkatëse të verifikojnë procedurën për të garantuar transparencë dhe ligjshmëri në përdorimin e parave publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.