E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlahutin-Ramës: Anulo zgjedhjet në Kavajë
Lajme

Vlahutin-Ramës: Anulo zgjedhjet në Kavajë

Vlahutin-Ramës: Anulo zgjedhjet në Kavajë se na del gënjeshtra

15:01, 03/05/2017

Siç njofton “SYRI.net”  nga mazhoranca bëjnë me dije se Romana Vlahutin po e këshillon kryeministrin Edi Rama të tërheqë kandidatin e PS-së nga Kavaja, pasi zgjedhjet e 7 Majit mund të rezultojnë fatale për Ramën dhe vetë ambasadoren Vlahutin.

Po perse?

Rama mësohet se vazhdimisht i ka thënë aleatit të tij, se PD nuk ka njerëz dhe nuk mund të bllokojë procesin, aq më shumë të shkaktojë trazira. Madje në ligjeratë të drejtë Rama mësohet ti jetë përgjigjur shqetësimit të një deputeti të tij për trazira, se “PD me 18 Qershor nuk ka fuqi të djeg më shumë se 50 kuti me fletë votimi”.

Të njëjtën gjë mesa duket ka thënë edhe Vlahutin në Bruksel. Opozita nuk ka popull mbrapa, prandaj zgjedhjet nuk janë në rrezik.

“Stabiliteti përpara demokracisë” duket se është qëllimi i Brukselit për momentin. Dhe këtë lojë po luan Rama dhe Vlahutin. Por në orët e fundit gjërat duket se po komplikohen.

PD duket se do të tregoje fuqinë dhe aftësinë e saj në Kavajë. Këtij momenti i druhet Vlahutin. Asaj çfarë do shikoj Brukseli, jo çfarë i është thënë nga ajo. Prandaj Edi Rama po bëhet gati të tërheqë të premten kandidatin e PS-së në Kavajë. Që të mos i japë mundësi PD-së të tregojë se çfarë është e aftë të bëjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.