Vlora 4 ditë në alarm, Bashkia paralajmëron qytetarët
Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke i paralajmëruar ata për motin e keq që pritet të përfshijë qytetin në periudhën 17-21 tetor. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, reshjet e shiut pritet të jenë mesatare deri lokalisht intensive gjatë këtyre ditëve.
Bashkia i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve për të parandaluar ndodhi të padëshiruara. Po ashtu, ata kërkojnë që automjetet të mos parkohen në zonat e rrezikuara nga mundësia e përmbytjeve ose dëmeve të tjera.
“Grupet tona të punës do të jenë në gatishmëri të plotë për të reaguar në çdo situatë,” shtohet në njoftimin e bashkisë, e cila i falënderon qytetarët për bashkëpunimin.
Qytetarët janë ftuar të mbeten të vigjilentë dhe të veprojnë në përputhje me këshillat e autoriteteve për të garantuar sigurinë personale dhe të komunitetit.
Njoftimi i plotë:
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM
👉 Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu 🌧️ mesatare deri lokalisht intensive.
➡️ Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
➡️ Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve 🚗🚙 në zonat që paraqesin problematika.
➡️ Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë.
Faleminderit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


