E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora Hyseni apelon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm
Lajme

Vlora Hyseni apelon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj.

Kërkesa për ndryshimin e masës është depozituar ditën e sotme nga avokati i Hysenit, i cili ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, nuk plotësohet asnjë nga kushtet ligjore që do të justifikonte vijimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH. Për këtë arsye, mbrojtja kërkon që vendimi i shkallës së parë të ndryshohet nga Apeli i Posaçëm.

Vlora Hyseni është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të një procedimi ku ndaj saj janë ngritur dyshime për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Tashmë pritet shqyrtimi i ankimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila do të vendosë nëse masa e sigurisë ndaj Hysenit do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.