Vlorë/Goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe goditi me thikë një34-vjeçar, e më pas i dëmtoi automjetin.

Kejvi Bendaj dyshohet se për motive të dobëta nka goditur me thikë të riun me iniciale B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij.

Më pas, 34-vjeçari ka shkuar te banesa e Kejvi Bendaj dhe i ka dëmtuar makinën duke kërcënuar me një armë gjahu që e posedonte pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja të Vlorë dhe policia ka arritur të ndërhyjë në kohë  duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

34-vjeçari i plagosur mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u procedua penalisht nga policia pasi kërcënoi me armë të riun, si edhe i dëmtoi mjetin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.

Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.

Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Publikuar nga Publik Media