E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana i shtrin doren e pajtimit Rames dhe i kerkon mbeshtetje
Politikë

Voltana i shtrin doren e pajtimit Rames dhe i kerkon mbeshtetje

Demokratja qe drejton Bashkine e Shkodres Znj.Voltana Ademi ka bere nje kthese te forte ne raportet me Kryeministrin Edi Rama . Ne nje status ne faqen zyrtare ajo shkruan:

Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!

Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.

• Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
• Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.

Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.

Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.