Zbulohen rezultatet e dy qendrave të para të votimit, që i përkasin Vorës, aty ku votimi ishte elektronik.
Në një deklaratë për mediat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i institucionit Ilirjan Cleibashi tha se rezultati i votimit në Vorë dhe qendrën e votimit numër 10 në Tiranë, ku procesi ishte elektronik, janë gati. Megjithatë, ai shtoi se nuk do të behën të ditura menjëherë si në zgjedhjet e fundit lokale, por do të pritet dita e nesërme, kur procesi i numërimit do të jetë në vijim edhe për qendrat e tjera të vendit, ku procesi do të bëhet manualisht.
Megjithatë, në media kanë rrjedhur rezultatet e Vorës. Në një nga qendrat e votimit PS ka marrë 124 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PD – 42 vota. Më pak vota kanë marrë partitë e vogla.
Ndërsa në qendrën e votimit në Domje, situata është përmbysur. Aty kryeson opozita. Sipas rezultatit, PD ka marrë 212 vota, ndërsa PS – 120.
Në total, nga këto dy kuti votimi, opozita e drejtuar nga PD ka 254, ndërsa PS 244.