Votimet nuk janë zgjedhje
Ylli Manjani
Praktikisht kemi hyrë në muajt e fundit të mandatit të 3-të të Edi Ramës. Në rreth 8 muaj do mbahen votimet e radhës. Them votimet sepse zgjedhje vështirë se do ketë. Të paktën asgjë e ngjashme me zgjedhjet nuk duket në horizont. Tashmë kemi hyrë në fazën që njerëzia e ka mbledhë mendjen…
Shqiptarët as nuk zgjedhjet, por edhe sikur nuk kanë ç’a zgjedhin. Ata thjesht votojnë.
Në mungesë të zgjedhjeve votojnë atë që është dhe i bien shkurt. Fundja ai që është ka më shumë në dorë i jepet vota. Diku një pension, diku një vend pune, diku noi thes miell apo tender, pushteti ja vlen votohet. Të tjerët bëjnë gam gam kot….
Ja kështu mori fund edhe endrra me demokraci e zgjedhje.
Tani kultura analitike e ditës sugjeron që të gjendet “fajtori” për këtë katandisje. Me këtë kulturë refuzoj të bashkjetoj sepse në kulturën demokratike nuk kërkohet fajtori, por alternativa. Përderisa kjo e fundit nuk ka kuptim sepse nuk ka zgjedhje, as ai mubaheti i “fajtorit” nuk më ngushëllon hiç.
Kushdo që kërkon “fajtorë” kërkon ose të ngushëllojë, ose të justifikojë veten për këtë katandisje.
Por për një gjë jam i bindur, nëse ndonjëherë kjo gjendje do marrë fund kjo do ndodhë vetëm me zgjedhje.
Jo me votime, por me zgjedhje.
Nëse lejohen zgjedhjet, ndryshimi vjen.
Zgjedhjet janë alternativat, votimet janë thjesht numra votash.
Për fat të keq edhe këtë herë po shkojmë drejt votimeve… Po shkojmë drejt numrave të cilat i ka pushteti absolut gjithmonë në inventar.
Sa i takon slandaleve, gropave financiare apo denoncimeve korruptive që zbulohen, në kulturën e votimeve dhe të mungesës së zgjedhjeve ato i bëhen vetëm shnet qeverisë.
Asnjë iluzion se bie kjo qeveri nga skandalet e saj, kur populli thjesht voton e nuk zgjedh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



