Vrasja e biznesmenit në Elbasan, arrestohet një tjetër i dyshuar
Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.
Arrestimi u krye në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Spaho dyshohet të ketë qenë ekzekutori me armë gjatë vrasjes.
Kapja e tij është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Arrestimi i Spahos pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e krimit dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ekzekutim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



