E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Martin Çeços, Apeli liron nga BURGU 3 të dyshuarit
Lajme

Vrasja e Martin Çeços, Apeli liron nga BURGU 3 të dyshuarit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre personat e dyshuar si autorë të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço.

Bëhet fjalë për Valter Mollajn, kushëririn e tij Edlir Mollaj, si dhe Bledi Angjon, të cilët u liruan nga ambientet e paraburgimit pas vendimit të Apelit. Gjykata konstatoi se masa e sigurisë e vendosur më 20 qershor 2022 kishte humbur fuqinë për shkak të tejkalimit të afatit maksimal të qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, ndaj tre të dyshuarve hetimet vijojnë, ndërsa masa e re e sigurisë “arrest shtëpie” mbetet në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2022, kur Martin Çeço u vra dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në bashkinë Maliq.

Tre të dyshuarit u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila ndodhet ende në burg për këtë çështje. Ajo u vu në pranga më vonë, pasi sipas hetimeve dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.