E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Lezhë, zbulohet edhe makina e dytë e autorëve
Lajme

Vrasja në Lezhë, zbulohet edhe makina e dytë e autorëve

Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Hetimet kanë çuar në zbulimin e një tjetër automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Sipas burimeve zyrtare, në zonën e fshatit Torovicë është gjetur një mjet tip Audi A4, i braktisur në një rrugë dytësore, në një tokë arë pranë një kanali. Dyshohet se ky automjet ka qenë pjesë e skemës së atentatit, konkretisht i përdorur nga persona që kanë vëzhguar lëvizjet e viktimave.

Po në të njëjtën zonë, një ditë më parë, u zbulua edhe një tjetër mjet i përfshirë në ngjarje, një Volkswagen Polo, çka përforcon pistën e një organizimi të mirëstrukturuar të atentatit.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin Audi A4, policia ka gjetur dokumente që dyshohet se u përkasin personave të shpallur në kërkim, duke shtuar elementë të rinj në hetim.

Automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet analizave të thelluara kriminalistike, me qëllim sigurimin e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Lezhës vijojnë kontrollet intensive në terren për lokalizimin e personave të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.