E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau Naim Zyberin, arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’
Bota

Vrau Naim Zyberin, arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’

Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si Gert Gjenerali, një emër i njohur i botës së krimit shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjinarari ishte dënuar nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, një figurë e njohur e krimit në Tiranën e viteve ’90. Ngjarja e rëndë daton në vitin 1997 dhe ndodhi brenda një spitali në Milano, ku viktima ndodhej për trajtim mjekësor.

Sipas hetimeve, Gjinarari në bashkëpunim me Arben Grorin arritën të depërtonin në dhomën e pacientit duke u prezantuar si të afërm. Ata realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule, një detaj që e bëri krimin edhe më të bujshëm në atë kohë.

Pas dënimit nga gjykatat italiane me burgim të përjetshëm, Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin. Megjithatë, në vitin 2019, Gjykata e Korçës vendosi lirimin e tij me kusht, një vendim që shkaktoi reagime të forta publike dhe debate të gjera.

Më vonë, Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vijuar vuajtjen e dënimit. Por pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës, duke u arratisur dhe duke u shpallur sërish në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij në Belgjikë pritet të rikthejë në vëmendje procedurat ligjore për ekstradimin dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, ndërsa autoritetet shqiptare dhe ato belge do të bashkëpunojnë për vijimin e procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.