E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhamia e Namazgjasë: Një simbol i fesë apo një Faltore Politike?
Lajme

Xhamia e Namazgjasë: Një simbol i fesë apo një Faltore Politike?

Naim Noka

Pas gati nëntë vitesh ndërtimi dhe pesë vitesh shtyrje, Xhamia e Madhe e Namazgjasë më në fund u hap, duke u bërë faltorja më e madhe në Ballkan. Një projekt monumental, që përfaqëson një investim të madh fetar dhe kulturor për besimtarët myslimanë të Shqipërisë, por, si gjithmonë, prapa fasadës së gurëve të bardhë dhe kupolave të ndritshme, fshihet një histori më e errët. Historia e kësaj xhamie ka më shumë të bëjë me lojërat politike sesa me fenë e pastër që pretendon të përfaqësojë.

Inaugurimi i kontrolluar nga Erdogan dhe Rama: Ku janë shqiptarët?

Në këtë ceremoni, që u mbajt me pompozitet të madh nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e figurave kyçe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH).
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes, ndërkohë që u përfaqësua vetëm nga Myftiu i Tiranës. Pse mungoi kreu i një institucioni që duhet të përfaqësojë interesat e myslimanëve shqiptarë në një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare të dekadës?

Përgjigjja është e qartë për ata që dinë të lexojnë mes rreshtave: Erdogan. Konflikti i tij personal me Fetulla Gylenin dhe pretendimet e tij për ndikim të këtij grupi në Komunitetin Mysliman Shqiptar kanë krijuar një ndarje të qartë dhe të dhimbshme brenda komunitetit. Ky konflikt ka çuar në izolimin dhe përjashtimin e figurave që nuk përputhen me interesat e Erdoganit dhe politikave të tij fetare.

Përjashtimi i Gylenistëve: Kur politika turke ndalon besimtarët shqiptarë

Çfarë duhet të kuptojnë shqiptarët nga ky inaugurim? Një xhami që duhej të ishte simbol i unitetit të komunitetit mysliman në vend, tashmë është kthyer në një mjet për përçarje dhe izolim. Pse besimtarët gylenistë nuk mund të shkelin dot në këtë faltore të madhe? A është kjo xhami një vend për adhurim të Zotit apo një terren për luftën politike të Erdoganit që i kërkon Shqipërisë të përfundojë llogaritë e tij personale?

Përjashtimi i grupeve të caktuara nga hapësirat fetare nuk është vetëm një dhunim i të drejtave fetare, por edhe një shkelje flagrante e traditës shqiptare të bashkëjetes, ndaj   “pashai ynë” pranon e i shërben  Erdoganit në këtë mënyrë, për më tepër kur xhamia e re e Tiranës po inaugurohet  me flamurin turk!

Në fakt Rama për interesin politik të ditës, -shkruan gazetari Artan Hoxha;  u ka shërbyer dhe u shërben çdo kleriku  të huaj qoftë ky, grek, rus, italian apo argjentinas,  ja ka bere yzmetin me pashë “pashai yne”?!.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.