Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit për Renis Dobrën

Dyshohet se 23-vjeçari ishte i përfshirë në trafik droge, një muaj më parë…

Janë zbardhur pistat kryesore të hetimit mbi vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë në ujërat e Liqenit të Shkopetit një ditë më parë.

Aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave të para, Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista tjetër e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

Po ashtu, mësohet se i riu ishte përfshirë rreth një muaj më parë në një konflikt në Tiranë, ngjarje e cila mund të ketë lidhje me vrasjen e tij.

Publikuar nga Publik Media