E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet pasuria e majme e ‘sulltaneshës’ së Shëndetësisë
Politikë

Zbardhet pasuria e majme e ‘sulltaneshës’ së Shëndetësisë

Nga apartamenti 1 mln Euro, te llogaritë e majme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator të vitit 2025, ka dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) deklarimin e saj fillestar të pasurisë. Të dhënat e bëra publike e rendisin atë ndër zyrtarët me pasurinë më të lartë në kabinetin qeveritar, duke reflektuar një profil financiar të ndërtuar kryesisht përmes investimeve, aktivitetit profesional dhe angazhimeve ndërkombëtare.

Sipas deklarimit, Sala disponon pasuri të paluajtshme me vlera të konsiderueshme, aksione në kompani të huaja, fonde investimi dhe pensioni, si dhe dhjetëra llogari bankare në disa valuta. Një pjesë e rëndësishme e pasurisë së saj lidhet me aktivitetin në sektorin privat, veçanërisht me kompaninë britanike “Lucida Medical”, ku ajo zotëron 6 për qind të aksioneve.

Në aspektin e pasurive të paluajtshme, ministrja deklaron dy apartamente, njëri prej të cilëve me vlerë mbi 1 milion euro. Po ashtu, deklarata pasqyron një gjendje të lartë likuiditeti në cash dhe depozita bankare, si dhe investime që arrijnë në disa miliona euro në total, të shpërndara në fonde investimi dhe pensioni në SHBA dhe Evropë.

Të ardhurat e saj profesionale rezultojnë gjithashtu të konsiderueshme. Krahas fitimeve nga aktiviteti privat, Sala ka përfituar të ardhura të larta nga puna akademike dhe mjekësore jashtë vendit, konkretisht pranë Universitetit Katolik “Università Cattolica del Sacro Cuore” në Romë.

Në deklarimin e pasurisë përfshihen edhe të dhënat financiare të bashkëshortit, Gëzim Selenica, si dhe pasuritë dhe të ardhurat e djalit të tyre. Ministrja deklaron gjithashtu një kredi bankare në vlerë të lartë, e cila figuron ende aktive.

Në vijim janë pasqyruar të plota dhe pa përmbledhje të gjitha deklarimet e pasurisë, sipas formularit zyrtar të depozituar pranë ILDKPKI.

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 189.00 m²
Vlera: 1,020,000.00 EUR

Tipi i pasurisë: Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 68.10 m²
Vlera: 20,000.00 USD

Aksione

Subjekti tregtar: LUCIDA MEDICAL
Data e regjistrimit: 18/11/2019
Nr. aksioneve/kuotave: 2000
Pjesa takuese: 6%
Vlera: 600,000.00 GBP

Gjendje cash

Vlera monetare: 1,400,000.00 ALL

Llogari bankare

  • -1,596.28 GBP

  • -3,462.24 USD

  • 2,861.00 USD

  • 5,393.95 USD

  • 1,143.16 USD

  • 38,305.00 ALL

  • 15,898.29 EUR

  • 39,685.94 EUR

  • 300,083.26 GBP

  • 4,921.28 GBP

  • 7,967.94 GBP

  • 9,098.37 GBP

Fonde investimi / pensioni

  • 475,013.00 USD

  • 98,239.24 GBP

  • 126,040.82 GBP

  • 1,763,753.15 USD

  • 612,807.30 EUR

Të ardhura nga veprimtaria e pavarur profesionale

Lucida Medical
Shuma neto: 21,600.00 GBP

Të ardhura nga paga

Università Cattolica del Sacro Cuore
Shuma neto: 257,225.82 EUR

Kredi bankare

Shuma totale: 700,000.00 EUR

Bashkëshorti – Gëzim Selenica

  • Llogari bankare: 2,861.00 USD

  • Llogari bankare: 5,394.00 USD

Djali

Apartament
Sipërfaqja totale e asetit: 48.00 m²
Vlera: 285,000.00 GBP

  • Llogari bankare: 13,605.00 USD

  • Të ardhura nga paga: 36,000.00 USD

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.