Zbulohen emrat, kush ishin gjyqtarët që votuan Pro-Veliajt
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë atij të drejtën për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me këtë vendim, Gjykata ka shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.
Sipas burimeve nga trupa gjykuese, vendimi është marrë me shumicë votash 5 me 3, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave, që kishte miratuar propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt.
Gjyqtarët që votuan pro kërkesës së Veliajt ishin:
-
Marjana Semini
-
Ilir Toska
-
Sandër Beci
-
Marsida Xhaferllari
-
Fjona Papajorgji
Ndërsa kundër kërkesës kanë votuar gjyqtarët:
-
Holta Zaçaj
-
Sonila Bejtja
-
Gent Ibrahimi
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese mbyll një nga çështjet më të debatuara politike të muajve të fundit, duke rikthyer Erion Veliajn në detyrë dhe duke ndalur zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



