E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen ‘foletë’ e prostitucionit në  Durrës, arrestohen 4 kineze
Lajme

Zbulohen ‘foletë’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen 4 kineze

Një operacion i mirëorganizuar kundër prostitucionit është finalizuar me sukses në Durrës, duke çuar në arrestimin e katër shtetaseve të huaja dhe procedimin penal të disa personave të tjerë.

Aksioni, i koduar “Storm 17”, u zhvillua nga strukturat për hetimin e trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi të thelluar që zgjati rreth katër javë dhe u mbështet në metoda speciale.

Si rezultat i ndërhyrjes, u vunë në pranga katër shtetase kineze, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në ambiente të marra me qira në zonat e Golemi dhe Shkëmbit të Kavajës. Sipas hetimeve, këto hapësira ishin përshtatur në mënyrë specifike për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Paralelisht, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ata janë shtetas nga Durrësi, Kavajë, Shijak dhe Kosovë, të dyshuar për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi katër pasaporta dhe një shumë parash, të cilat konsiderohen prova materiale për hetimin në vijim.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Durrësit, ku pritet të vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.