Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në sfidën Poloni-Shqipëri
Është përcaktuar arbitri që do të vendosë drejtësi në një nga sfidat më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare.
Ndeshja e Play-Off-it të Botërorit 2026 mes Polonia dhe Shqipëria do të gjykohet nga arbitri anglez Anthony Taylor.

Takimi, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë, konsiderohet vendimtar për fatet e kualifikimit në Kupën e Botës 2026, ndaj edhe është besuar një gjyqtari me eksperiencë të gjatë në arenën ndërkombëtare. Taylor njihet për menaxhimin e ndeshjeve me presion të lartë dhe për standardin e tij të lartë në vendimmarrje.
Ai nuk është një emër i panjohur për tifozët shqiptarë. Më herët ka qenë protagonist edhe në stadiumin “Air Albania”, ku drejtoi finalen e kampionatit mes Egnatias dhe Partizanit, e fituar minimalisht nga skuadra rrogozhinase.
Në këtë përballje, Taylor do të asistojë nga bashkëkombësit e tij Gary Beswick dhe Adam Nunn, ndërsa në sistemin VAR do të jenë Jarred Gillett dhe Michael Salisbury.
Arbitër i katërt për këtë sfidë është caktuar lituanezi Donatas Rumsas.
Të gjitha sytë do të jenë në Varshavë, ku Shqipëria synon të hedhë një hap historik drejt Botërorit, në një ndeshje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



