E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet ‘kurthi’ i rradhës i Donald Trump kundër Iranit
Lajme

Zbulohet ‘kurthi’ i rradhës i Donald Trump kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se është i gatshëm të mbështesë grupe iraniane të armatosura që synojnë rrëzimin e regjimit në Teheran. Lajmi është publikuar nga The Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve zyrtare amerikane.

Sipas raportimit, Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike të dielën me liderë kurdë në Iran, ndërsa paralelisht ka intensifikuar kontaktet me figura të tjera rajonale që, sipas burimeve, mund të përfitojnë nga dobësimi i pushtetit aktual iranian.

Më herët, edhe Axios kishte raportuar për komunikimin e Trump me përfaqësues kurdë, duke e nxjerrë në pah si një zhvillim me potencial të lartë strategjik.

Forcat kurde, të cilat kanë prani të ndjeshme përgjatë kufirit Irak–Iran, konsiderohen faktor me peshë në çdo skenar destabilizimi në rajon. Situata është bërë edhe më komplekse pas bombardimeve izraelite ndaj objektivave në Iranin perëndimor, çka ka shtuar spekulimet mbi mundësinë e krijimit të një korridori ose hapësire veprimi për elementë kurdë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ekzistencën e një plani konkret për mbështetje të armatosur. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se “Presidenti Trump ka folur me shumë partnerë rajonalë”, pa dhënë detaje mbi objektivat apo strategjinë e mundshme.

Zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë ndjeshëm në balancat gjeopolitike në Lindjen e Mesme, në një moment kur tensionet mes Iranit, Izraelit dhe aktorëve të tjerë rajonalë mbeten të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.