E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kush janë investitorët nga Katari të projektit në Zvërnec
Bota

Zbulohet kush janë investitorët nga Katari të projektit në Zvërnec

Projekti i madh turistik, me një vlerë të deklaruar rreth 4 miliardë dollarë, që pritet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, rezulton të ketë në prapavijë investitorë nga Katari. Kjo konfirmohet nga të dhënat zyrtare të publikuara në Regjistrin e Pronarit Përfitues.

Sipas dokumentacionit përkatës, kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e përfshirë drejtpërdrejt në këtë projekt, është në pronësi indirekte të dy shtetasve nga Katari. Secili prej tyre zotëron 50% të aksioneve përmes një strukture të ndërlikuar kompanish.

Pronarët përfitues të identifikuar janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët figurojnë si kontrolluesit finalë të këtij investimi strategjik.

Struktura e pronësisë kalon përmes disa subjekteve të regjistruara në Katar, mes të cilave përfshihen Assets International LLC, Assets Real Estate Development WLL, Assets Real Estate Ventures LLC, Power International Holding WLL, Sazan Land Holding LLC dhe Sazan Real Estate Development LLC.

Në këtë rrjet kompanish spikat edhe Power International Holding, një nga grupet më të mëdha private në Katar, i njohur për aktivitetin e gjerë në fusha si ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, turizmi, energjia dhe shërbimet financiare.

Projekti në Zvërnec dhe Sazan konsiderohet ndër investimet më të mëdha turistike të shpallura ndonjëherë në Shqipëri. Sipas autoriteteve, synimi është zhvillimi i një destinacioni turistik luksoz, që do të përfshijë resorte moderne, marina, struktura akomoduese të nivelit të lartë dhe infrastrukturë të avancuar.

Investimi prej miliarda dollarësh pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, megjithatë ai ka ngjallur edhe debat publik dhe vëmendje të shtuar institucionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.