E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet lidhja e Eugert Sinos me pronarin e “Monopol-it”
Flash

Zbulohet lidhja e Eugert Sinos me pronarin e “Monopol-it”

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas gjetjes së furgonit të mbushur me armë, që lidhet me Eugert Sino, 34 vjeç. Sino dyshohet të ketë lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash nga trafiku i drogës, pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.

Sipas hetimeve, Sino është pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ndaj të cilit SPAK së fundi sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, përfshirë lokalin e njohur “Monopol” në rrugën “Myslym Shyri”.

Në dokumentet e hetimit, 34-vjeçari rezulton të ketë qenë i punësuar si banakier nga Aurel Hoxha, por sot konsiderohet një nga personazhet më të kërkuar nga drejtësia. SPAK e akuzon Sino për përfshirje në porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit, një nga pesë anëtarët e vrarë të fisit Lleshi, një konflikt që ka nisur që në vitin 2012 pas vrasjes së vëllait të Aurel Hoxhës në Angli.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha lidhjet kriminale dhe trafikun e armëve që mund të lidhet me këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.