E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet ‘marifeti’ i Ballukut për t’i ‘shpëtuar’ SPAK-ut
Lajme

Zbulohet ‘marifeti’ i Ballukut për t’i ‘shpëtuar’ SPAK-ut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpiqet t’i shpëtojë paraqitjes në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat penale për shkelje të barazisë në tendera.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Balluku ka “gjetur zgjidhjen” për të mos u shfaqur të hënën në Prokurorinë e Posaçme — një vizitë zyrtare në Bullgari, që sipas tij është sajuar vetëm për të shmangur përballjen me drejtësinë.

“Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhjet e saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari,” shkruan Bardhi.

Duke vijuar me ironi, Bardhi sugjeroi që Balluku mund të mbajë në Sofje një “masterclass” mbi mënyrat e abuzimit me tenderat publikë, duke listuar disa raste që ai i cilëson si skandale financiare:

  • “Si të zhdukësh 50 milionë euro si në tunelin e Llogarasë”;

  • “Si të vjedhësh 180 milionë euro në shit-blerje energjie”;

  • “Si të përvetësosh 5 milionë euro në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës”;

  • “Si të avullosh 80 milionë euro me anije termocentral, që nuk u vunë kurrë në punë.”

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se përpjekjet e Ballukut për t’u shmangur “mund të zgjasin pak”, por shtoi me tone sarkastike se “stacioni final i saj do të jetë burgu i grave në Pojskë”.

“Herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë patjetër në SPAK,” përfundon Bardhi në reagimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.