E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet pasuria marramendëse e deputetes së Adriatik Lapajt
Lajme

Zbulohet pasuria marramendëse e deputetes së Adriatik Lapajt

Ana Dajko është deputetja që siguroi mandatin nga listat e Nismës “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, pas një procesi të diskutuar, ku pati tentativa që mandati t’i kalonte vajzës së tezes së Lapajt. Megjithatë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi përfundimisht se mandati i takonte Anës Dajko.

Deputetja 60-vjeçare është nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, si dhe kushërira e Adriatik Lapajt. Ajo ka përfunduar arsimin e mesëm dhe ushtron aktivitet si e vetëpunësuar.

Ashtu si çdo deputet, edhe Ana Dajko ka dorëzuar pranë ILDKPKI formularin e deklarimit të pasurisë, ku rezulton se pasuria e saj e deklaruar, në bashkëpronësi me bashkëshortin Spiro Dajko, vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro.

Në deklaratën zyrtare të pasurisë, Dajko deklaron se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së familjes buron nga aksionet në shoqërinë “Dajko–Koci SHPK”, të zotëruara së bashku me bashkëshortin. Vetëm në emrin e saj, ajo deklaron:

  • 394 mijë euro pasuri në valutë euro

  • 24,403,449.92 lekë (rreth 253 mijë euro)

  • 126,063.48 dollarë amerikanë (rreth 107 mijë euro)

Gjithashtu, Ana Dajko zotëron 16 llogari bankare, si dhe një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë apartamente, tokë, ullishte, pemëtore, si dhe mjete motorike.

Sipas deklarimit, vlera totale e pasurive të akumuluara nga Ana Dajko dhe bashkëshorti i saj është përafërsisht si më poshtë:

  • Apartament (50%) – 77,911.68 €

  • Apartament (50%) – 26,379.58 €

  • Ndërtesë (50%) – 48,000.00 €

  • Apartament (50%) – 80,114.75 €

  • Automjet (50%) – 27,500.00 €

  • Automjet (50% – Spiro) – 7,056.67 €

  • Aksione në DAJKO–KOCI SHPK (33%) – 330,000.00 €

  • Kursime cash (Ana) – 5,000.00 €

  • Kursime cash (Spiro) – 5,000.00 €

  • Llogari rrjedhëse (Ana) – 2,068.26 €

  • Llogari kursimi (Ana) – 16,045.77 €

  • Llogari page (Ana) – 5,949.10 €

  • Llogari bankare e përbashkët / Spiro – 37,258.98 €

  • Depozitë bankare (Ana – 100%) – 60,000.00 €

  • Depozitë bankare shumëemërore – 284,384.75 €

  • Fonde investimi (Ana) – 111,525.36 €

  • Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL) – 91,989.31 €

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.