Zbulohet udhëzimi, si po përpiqet të përfitojë PD nga ‘Territorialja’
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim zyrtar për të gjitha strukturat e saj në vend, ku kërkon angazhim të menjëhershëm në organizimin e një qëndrese qytetare kundër projektit të qeverisë për rishikimin e hartës administrative-territoriale.
Në dokumentin e adresuar degëve lokale, theksohet nevoja për koordinim të gjerë me këshilltarët bashkiakë, përtej përkatësive politike, me synim krijimin e një fronti të përbashkët kundër reduktimit të numrit të bashkive.
Sipas qëndrimit të PD-së, reforma e propozuar nga mazhoranca cenon funksionimin e vetëqeverisjes vendore dhe rrezikon përfaqësimin e komuniteteve lokale. Për këtë arsye, kërkohet mobilizim i qytetarëve në zonat që preken drejtpërdrejt nga shkrirja e njësive vendore.
Dokumenti udhëzon gjithashtu zhvillimin e takimeve urgjente nga degët e partisë me këshilltarët demokratë, me qëllim hartimin e një strategjie konkrete kundërshtimi në nivel lokal dhe përfshirjen aktive të komunitetit në këtë proces.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



