E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zegjinesë nuk i del e keqja dhe shpërthen ndaj Dea Mishel
Lajme

Zegjinesë nuk i del e keqja dhe shpërthen ndaj Dea Mishel

Deputetja socialiste publikon diplomat dhe lëshon akuza të forta

Debati mes politikës dhe rrjeteve sociale ka marrë një tjetër dimension, pasi deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, është përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë me influenceren Dea Mishel Hoxha.

E gjitha nisi pasi kjo e fundit reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e tij për blogerët që kanë mbështetur protestën për dorëheqjen e tij. Në reagimin e saj, Dea i kujtoi Ramës se, ndryshe nga shumë vajza të artikuluara dhe të arsimuara në rrjetet sociale, në Parlament ka edhe përfaqësues që, sipas saj, nuk zotërojnë njohuri bazë, duke përmendur konkretisht deputeten Çaushi.

Ky koment ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të ligjvënëses socialiste, e cila i është drejtuar Dea Mishelit përmes rrjeteve sociale me një gjuhë të ashpër, duke e ofenduar dhe e quajtur “shëmtirë”.

“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, i ka shkruar Çaushi influenceres, duke ndezur më tej debatin publik.

Nga ana tjetër, Dea Mishel Hoxha nuk ka vonuar në kundërpërgjigje, duke e ironizuar deputeten dhe duke e cilësuar atë si “analfabete funksionale”.

“Hahahahahaha o yll, je fiks çfarë pres nga një analfabete funksionale. Unë dhëmbët i drejtova, prandaj s’po e marr personale. Ti si e ke planin, do mësosh shqip?”, është përgjigjur ajo.

Në vijim të përplasjes, influencerja ka vijuar me komente të tjera në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe publikimin e fotove dhe duke vënë në dyshim autenticitetin e tyre.

Ndërkohë, deputetja Çaushi ka reaguar më tej përmes një postimi publik, ku ka publikuar diplomat dhe listën e notave të saj, duke rrëfyer vështirësitë personale gjatë shkollimit dhe duke theksuar përpjekjet për të arritur rezultate të larta.

“Këto më poshtë janë diploma dhe lista ime e notave.

Ka pasur ditë që kam shkuar në shkollë pa ngrënë, ka pasur ditë dimri të ftohta që këpucët më fusnin ujë, por asgjë nuk më ka penguar. Kam luftuar për këtë diplomë dhe madje që të dilja me 10, për t’ia mbyllur gojën ca qenieve si ty, ca qenieve që turpërojnë femrat, ca mishrave në shitje me flokë, dhëmbë e gjithçka fallco.

Ti nuk je vetëm idiote, se kjo të falet, por ti je një idiote e ligë, që tallesh me jetimët, të pamundurit dhe hallexhinjtë. Ti je turpi i grave dhe ajo që askush nuk do të dëshironte të ishte.

Tani u pa puna, do të merremi edhe me ty”, shkruan ajo.

Përplasja mes tyre ka tërhequr vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, duke nxitur debat mbi gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit politikë dhe ndikimin e tyre në publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.