E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Lajme

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment vendimtar për të ardhmen e luftës në Ukrainë dhe koordinimin e qëndrimeve perëndimore.

Atmosfera është e ngarkuar me pritshmëri, por edhe me skepticizëm. Solidariteti dhe mbështetja ndërkombëtare janë të domosdoshme, por realiteti mbetet i pamëshirshëm: gjithçka vendoset nga forca në terren dhe nga vendimet politike që merren pas dyerve të mbyllura. Morali dhe ligji janë parime të larta, por pa një strategji të qartë dhe vendimmarrje të fortë, lufta nuk fitohet vetëm me parime.

Zelensky e ka të vështirë të pranojë faljen e territoreve të pushtuara nga Rusia, por pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë  SHBA dhe Evropës është e pamundur që Ukraina të mbajë frontet. Nga ana tjetër, Amerika ka një milion arsye për të mbyllur këtë luftë, ndërsa Evropa, e përçarë dhe e brishtë, ka një milion të tjera që e bëjnë të pamundur një zgjidhje të shpejtë.

Problemi nuk është vetëm territorial, por historik dhe simbolik: është thyer miti se pas 80 vitesh nuk mund të kishte më luftë në kontinentin evropian. Lufta ka rikthyer frikën se armët mund të ngrihen kundër kujtdo dhe gjithçkaje, duke e bërë Evropën më të pasigurt se kurrë. Dhe ndërsa ajo nuk arrin të bëhet bashkë për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm, edhe më e vështirë duket të jetë të mbajë një front të unifikuar kundër Rusisë.

Në këtë situatë, garancia e vetme që Ukraina mund të kërkojë, nëse pranon faljen e disa rajoneve, është një prani e drejtpërdrejtë dhe e përhershme ushtarake e NATO-s në territorin e saj. Vetëm kështu mund të sigurohet që lufta të mos rikthehet dhe që agresioni rus të ndalet përfundimisht në kufijtë e sotëm.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, ku po u drejtohen gazetarëve.

Presidenti  Zelensky u pyet nëse do të shqyrtonte dorëzimin e territoreve.

“Na duhet ta ndalim luftën, ta ndalim Rusinë” tha ai.

Zelensky theksoi se ukrainasit janë të fortë dhe se ata mbështesin planet e Trump për ta përfunduar luftën në “mënyrë diplomatike”.

“Të vendosim fundin e luftës, ne jemi të gatshëm për trilateralin” tha Zelensky 

Trump: “Nëse gjithçka shkon mirë me Zelensky-n, do të ketë një takim trilateral për të vendosur fundin e luftës”

“Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të zhvillohet një takim trilateral mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Mendoj se ekziston një mundësi e mirë për të arritur qëllimin e vendosjes së fundit të vrasjeve,” deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit me presidentin Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Një gazetar i vuri në dukje Zelensky-t se këtë herë kishte veshur kostum

Gazetari: “Dukesh fantastik me këtë kostum”

Trump: Edhe unë ia thashë
Zelensky: Jemi me të njëjtin kostum. Unë kam ndryshuar, ndërsa ti jo! (qeshin)

Zelensky i dorëzoi Trump-it një letër nga gruaja e tij. Ndërkohë presidenti i SHBA-së deklaroi “Eshtë nder ta kemi këtu Zelensky-n. Ne i duam ukrainasit”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.