E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëri më i fortë i Kongresit amerikan kundër Ramës: Ndalo dhunën ndaj protestuesve
Bota

Zëri më i fortë i Kongresit amerikan kundër Ramës: Ndalo dhunën ndaj protestuesve

Protestat në Shqipëri dhe raportimet për dhunën ndaj demonstruesve kanë tërhequr vëmendjen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar publikisht, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe të garantojë respektimin e lirisë së shprehjes.

Në deklaratën e saj, ligjvënësja amerikane tregon se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e të afërmve të tyre në Shqipëri.

Ajo kërkon që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës së qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur qëndrimet e tyre lirisht.

“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Ocasio-Cortez.

Deklarata vjen në një periudhë kur protestat e të rinjve në Tiranë dhe veprimet e forcave të rendit janë kthyer në çështje të debatit publik. Shqetësimet për trajtimin e demonstruesve dhe respektimin e të drejtave themelore po marrin vëmendje edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Thirrja e kongresmenes amerikane drejtuar qeverisë shqiptare e vendos sërish në fokus përgjegjësinë e autoriteteve për të garantuar rendin publik, pa cenuar të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore dhe lirinë e shprehjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.