E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëvëndësat e Edit: Nga drejtoresha e Gimes së Red-bullit te “çunat e Fullanit” e “gocat e Henri Çilit”
Politikë

Zëvëndësat e Edit: Nga drejtoresha e Gimes së Red-bullit te “çunat e Fullanit” e “gocat e Henri Çilit”

A e mbani mend “PS +”?

Nuk u lë Fabrika e propagandës në Qeveri ta harroni.

Pjesa më e madhe dolën të shastisur nga mbledhja, një pakicë fare e vogël që njihnin dikë në atë listë, dolën të llahtarisur. “Plusi” (+) nuk ka lidhje me PS, madje nuk janë as rreshti i “specialistëve në fushat e tyre” që Edi pretendoi kur u lexoi emrat.

Por edhe PS nuk është. Kërkund. 

Me perjashtim të Petro Koçit të rikthyer, dhe një djali që donte të bëhej kryetar i FRESSH, në atë rresht të gjatë 33 njerëz, nuk ka asnjë socialist, as nga ata pink, as nga ata violë, madje as nga ata rosë të dalë boje.  Por lajmi nuk është ky.

Lajm është që atë rresht, e ka mbushur gruaja pasi ka ikur prej aty burri apo burri pasi ka ikur nga aty gruaja, çuni i mamit, madje edhe çuni i mamit dhe dhendri i babit, ceo shitjesh, sipërmarrëse shendeti familjarisht, “çunat e Fullanit”, “gocat e Çilit” dhe shumë, po shumë fare “no name”, egzakt në profesionin e tyre.  Ky është problemi.

Ndërkohë që gjithkush priste “shkurtim të qeverisë”-siç ishte premtuar xhanëm dhe, ekselencë, zëvëndësit e Edit nuk janë kërkushi në fushat ku u thirren sot të kontribuojnë.

Duke nisur nga ministria e Jashtme, ku Artemisa Dralo-një mesuese province nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë e është aty për tu thënë grekëve se, ne e kemi një të tillë, Etjen Xhafaj është çuni i mamit dhe shoku i Lalit dhe Klea, domethënë Kleopatra Maliqi jo vetëm që nuk është eksperte e fushës, por është aty pasi burri, domethënë Redi Shtino-zevëndesministër i Arsimit deri tani, del nga qeveria për ti bërë vend gruas.

Në ministrinë e Brendshme ku Julian Hodaj zëvendëson mamin e bëhet pjesë si dhëndri i babit, ndërkohë që Romina Kuko, sot sekretare në një zyrë për sigurinë në OSCE, mbetet në qarkullim që prej kohës kur Fatmir Mediu bënte ministrin e Mbrojtjes për të hedhur në erë një fshat të tre.

Në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ku Albana Shkurta le me dhimbje rolin e drejtores së Gimes se Red Bull-it për ti dhënë një zyrë ne qeveri, në fushën ku ai ka interesat-sistemin fiskal, ndërkohë që Elton Haxhi po le pa fjalë prej mesditës këdo që e njeh në bllok për engledisjet nëpër parukeri ku shtrin flokët çdo mëngjes para se të vërë mbi to një borselino.

Në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës ku Artan Shkreli-tmerri i fondeve publike, është aty fill pasi doli gruaja pa lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që Hantin Bonati është i mbijetuari i madh qysh nga bashkia e Edit, për tu marrë me pas me një punë që e ndriti në kryeministri, ujin e pishëm që thuajse mungon kudo.

Në ministrine e Shëndetësisë dhe Çeshtjeve Sociale ku Mira Rakacolli-mjeke, gruaja e shefit të Sanatoriumit por edhe sipërmarrëse në biznesin e shëndetit, konflikt dramatik interesi, do të perfaqësojë e vetme mjekët, ndërkohe që një mësuese në gjimnaz, pastaj drejtoreshë sherbimesh sociale në Lezhë, do të mbulojë pikërisht çeshtjet madhore që lidhen me të pamundurit e Shqipërisë.

Në ministrinë e Bujqësisë ku Dhimo Kote është thirrur të lërë biznesin e tij dhe të fshatarëve po të tij me mandarinat e klementinat për të mbuluar padijen e ministrit në këtë lëmë, ndërsa Roland Kristo rikthehet të merret me peshkun dhe midhjen me shpresë se do të bëjë ndonjë gjë më shumë se çdo herë që ka qenë në atë ministri-domethënë gjithë jetën.

Në ministrinë Turizmit dhe Mjedisit ku Ornela Cuci-administratorja e bizneseve te Henri Cilit, do të merret me një prioritet, të bindë njerëzit e zakonshëm se importi i disa mbetjeve lëndë e parë për industrinë e riciklimit është në frymën liberale, jo komuniste dhe nuk bën dëm.

Në ministrinë e Arsimit dhe Sportit ku Ervin Demo është huazuar këtë sezon nga PD të mbrojë e reformojë arsimin publik, tamam aty ku bashkë me Dhorin e tij bënë bizneset e tyre sa plasën, ndërsa Nine Shkurti- o zot çfarë figure, thuajse binjak me Fullanin, do jetë partneri me serioz i presidentëve që menaxhojne sportin e rrënuar shqiptar, duke filluar me Armando Dukën.

Në ministrinë e Drejtësise ku Teuta Godo është thirrur nga Brukseli të bëjë drejtësinë, ndërkohë që Toni Gogu-truri juridik i Fullanit të parë, do jetë garant si pastor për etikën e qeverisë Rama 2.

Tani, a e mbani mend kolonën zanore të këngës së famshme “Janinës ç’i panë sytë”?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.