E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Kosovë, dalin exit-pollet për 18 komunat
Bota

Zgjedhjet në Kosovë, dalin exit-pollet për 18 komunat

Procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në këtë raund ishte më e ulët krahasuar me të parin, përjashtuar Mitrovicën e Jugut dhe Junikun, ku qytetarët kanë dalë në numër më të madh për të votuar.

Komunat që shkuan në balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

LVV me epërsi në Gjilan dhe Fushë Kosovë

Sipas exit poll-eve të publikuara nga mediat kosovare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) pritet të sigurojë fitore në Gjilan dhe Fushë Kosovë.
Në Gjilan, kandidati Alban Hyseni, që drejtoi komunën edhe në mandatin e kaluar, pritet të ruajë postin. Ndërkohë, në Fushë Kosovë, kandidati Valon Prebreza i LVV-së duket se ka përmbysur dominimin shumëvjeçar të LDK-së, që ka drejtuar komunën që nga paslufta.

LDK ruan Prishtinën dhe Pejën

Sipas tri sondazheve të publikuara pas mbylljes së votimit, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) parashikohet të fitojë edhe një mandat në kryeqytet.
Në Pejë, gjithashtu, Gazmend Muhaxhiri nga LDK pritet të sigurojë një tjetër fitore, duke mposhtur kandidatin e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendi.

AAK mban Gjakovën

Në Gjakovë, exit poll-et parashikojnë një tjetër mandat për Ardian Gjinën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka kryesuar komunën në katër vitet e fundit. Ai u përball në balotazh me kandidatin e LVV-së, Adrian Gola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.