E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduket vera 1.4 milionë euro e Ergys Agasit, SPAK hap hetim
Lajme

Zhduket vera 1.4 milionë euro e Ergys Agasit, SPAK hap hetim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë dosjen që lidhet me zhdukjen e një koleksioni vere luksoze me vlerë rreth 1.4 milionë euro, e sekuestruar gjatë kontrolleve në një resort në pronësi të Ergys Agasit.

Sipas hetimeve, shishet e verës u gjetën në qilarin e pronës së Agasit gjatë operacionit të SPAK, në kohën kur ai dhe biznesmeni Ermal Beqiri u shpallën në kërkim ndërkombëtar për akuzat e pjesëmarrjes në grup kriminal dhe konkurrencë të paligjshme për tenderat e AKSHI-t.

Pas sekuestrimit, koleksioni i verës iu la në ruajtje një kushëriri të Agasit. Por kur autoritetet doganore shkuan një ditë më pas për ta marrë dhe për ta transportuar drejt magazinimit zyrtar, konstatuan se shishet ishin zhdukur.

Për këtë rast, kushëriri i Agasit po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë nisur verifikime për të zbuluar se kush urdhëroi largimin e policisë dhe hetuesve doganorë nga ruajtja e pronës.

Në të njëjtën dosje, nën masën e “arrestit në shtëpi” ndodhen edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe ish-zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.