E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Kalivaç, digjen banesa dhe rrezikohet jeta e banorëve
Lajme

Zjarr në Kalivaç, digjen banesa dhe rrezikohet jeta e banorëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë ditës së sotme zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke krijuar rrezik serioz për banorët dhe banesat.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, pasi zjarri ka depërtuar në afërsi të banesave.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, raportohet se janë djegur edhe disa banesa.

Në terren ndodhen banorë të zonës, ndërsa strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për shkak të intensitetit të flakëve, erës dhe afërsisë me zonën e banuar, situata vijon të mbetet shqetësuese.

Deri në këto momente nuk ka informacion të plotë mbi numrin e banesave të dëmtuara apo nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në lidhje me situatën dhe ndërhyrjen në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.