Zjarr në një banesë në Fier, gruaja pëson djegie në krahë
Një banesë në lagjen Sheq i Madh në Fier është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te familjarët dhe banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, anëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë nga banesa, duke shmangur pasoja më të rënda. Megjithatë, gruaja e shtëpisë ka pësuar djegie në krahë si pasojë e zjarrit.
Dyshimet e para lidhen me një bombol gazi, e cila dyshohet se ka mbetur e ndezur brenda banesës. Mësohet se gruaja ishte larguar për pak minuta për të shkuar në dyqan dhe, sipas informacioneve paraprake, kishte harruar të fikte bombolën.
Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e zjarrit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



