Zjarr në një banesë në Fier, raportohet për një viktimë
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit, ndërsa ngjarja ka përfunduar me një viktimë.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një person, i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesën e përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës.
Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



