E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri katastrofal te ‘5 Maji’, mbi 100 magazina në kapanonet e djegura
Lajme

Zjarri katastrofal te ‘5 Maji’, mbi 100 magazina në kapanonet e djegura

Dy kapanonet A dhe B të përfshira nga zjarri në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë përfshijnë mbi 100 magazina, me një sipërfaqe totale që vlerësohet rreth 10 mijë metra katrorë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një defekt në instalimet elektrike, konkretisht nga një kabull në pjesën e brendshme të kapanonit.

Momenti i shpërthimit të flakëve, sipas ekspertëve, kanë karakteristikat tipike të një zjarri të shkaktuar nga energjia elektrike.

Gjatë zhvillimeve pas zjarrit, është regjistruar edhe një incident pranë zonës së prekur, ku një tregtar është përfshirë në një konflikt verbal me një nga përgjegjësit e tregut, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës për zjarrin e madh.

Situata është tensionuar për disa minuta, deri në ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar tregtarin për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe përmasat reale të dëmeve materiale të shkaktuara nga flakët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.