Zjarri në kompleksin “Kika 1”, arrestohen dy vajza 25-vjeçare
Dy të reja janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktuan një zjarr në apartamentin që kishin marrë me qira në kompleksin “Kika 1”.
Sipas të dhënave, dy 25-vjeçaret kishin lënë të ndezur qirinj aromatikë, të cilët dyshohet se u bënë shkak për përhapjen e flakëve në banesë.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, duke prekur jo vetëm apartamentin ku nisi, por edhe banesa të tjera në të njëjtin pallat.
Si pasojë e tymit, një banor u transportua në spital me shenja asfiksie, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dy të rejat janë arrestuar nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ngjarja rikthen në vëmendje rrezikun që vjen nga pakujdesia në përdorimin e mjeteve të hapura me zjarr brenda ambienteve të banimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



