Zyrtare! Zbulohet rivali i Manastirliut për Bashkinë Tiranë
Kryetari i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, është shpallur zyrtarisht kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në Tiranë.
“Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimin e gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë”, thuhet në reagimin e lëvizjes.
Fillimisht ishte përfolur se deputeti i vetëm i kësaj force politike, Redi Muçi, do të dorëhiqej nga mandati për të kandiduar për Tiranën, por në fund kjo nuk ndodhi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



