E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
𝗚𝗥𝗨𝗣𝗜 𝗜 𝗦𝗧𝗥𝗨𝗞𝗧𝗨𝗥𝗨𝗔𝗥 𝗞𝗥𝗜𝗠𝗜𝗡𝗔𝗟
Lajme

𝗚𝗥𝗨𝗣𝗜 𝗜 𝗦𝗧𝗥𝗨𝗞𝗧𝗨𝗥𝗨𝗔𝗥 𝗞𝗥𝗜𝗠𝗜𝗡𝗔𝗟

Meri Lika | Opinion | Publik.al

Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam drejtuar disa pyetje. Njëra prej tyre ishte se cilat ishin kriteret që një aferë korrupsioni të klasifikohet si grup i strukturuar kriminal.

E dija që z.Dumani nuk do të më kthente përgjigje dhe iu drejtova Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në Kodin Penal, një “grup i strukturuar kriminal” përkufizohet në nenin 28 të tij, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, pika 4 ku përkufizohet si citoj:

𝟰. 𝗚𝗿𝘂𝗽𝗶 𝗶 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲̈ 𝗲 𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝘁𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶, 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗶𝗹𝗶𝗻 𝗯𝗲̈𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈ 𝘁𝗿𝗲 𝗼𝘀𝗲 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮, 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗽𝗲𝗻𝗮𝗹𝗲, 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗶𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗺𝗮𝘁𝗲𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗼𝗺𝗮𝘁𝗲𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲.
𝗚𝗿𝘂𝗽𝗶 𝗶 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗲 𝗽𝗲𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗮𝗹𝗹𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲, 𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗲 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝗮𝘀𝗵, 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝘂𝗮𝗿.

Pasi lexoni këtë përkufizim a ka më njeri i cili të mendoj se të gjitha aferat korruptive të kryera në Shqipëri dhe që po hetohen nga SPAK, si konçensionet në shëndetësi, inçenaratorët, 5D, 5B, tuneli i Llogorasë, Aeroportet Kukës dhe Vlorë, Portet Durrës dhe Vlorë etj etj pa fund, nuk janë grup i strukturuar kriminal?!

Unë nuk e mendoj. Për mua të gjitha këto afera janë qartësisht grupe të strukturuara kriminale sepse në to bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, të cilët kryejnë një a më shumë vepra penale, për te realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për para, por edhe për përfitime si vende pune por edhe përfitime “gjeopolitike”.

Këto grupe nuk janë formuar rastësisht dhe nuk është e nevojshme që të kenë antarësi të qendrueshme, ndarje detyrash, organizim apo strukturim të zhvilluar, pra nuk ka nëvojë të kërkojmë me patjetër krimin intelektual.

Po përse SPAK nuk i klasifikon si të tillë?

Unë mendoj se nëse një aferë korruptive trajtohet vetëm si “korrupsion aktiv” apo shpërdorim detyre”, dënimet janë zakonisht më të ulëta, dhe hetimi më i kufizuar. Por nëse i njëjti rast do të kualifikohej si “veprimtari e grupit të strukturuar kriminal”, atëherë:

– Dënimi do të ishte shumë më i rëndë.
– Do të përdorej sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë si në rastet e krimit të organizuar.
– Do të hapeshin mundësi për ndjekje të rrjeteve të përfitimit financiar, përfshirë familjarë dhe bashkëpunëtorë, pra do ndiqej paraja
– Dhe mbi të gjitha, do të zgjerohej hetimi për të përfshirë edhe ata që përfitojnë nga skema, jo vetëm ata që e firmosin.

Nëse një aferë kualifikohet vetëm si “shpërdorim detyre”, ajo nuk prek rrjetin financiar që qëndron pas.
Nëse kualifikohet si “grup i strukturuar kriminal”, atëherë hapet rruga për ndjekjen e pasurive, konfiskime, dhe hetime zinxhirore.

Këto më çojnë në përfundimin se një nga mangësitë më të dukshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, përfshirë edhe strukturat e posaçme si SPAK, është mungesa e vullnetit për të trajtuar aferat korruptive si veprimtari të organizuara kriminale.

Korrupsioni i nivelit të lartë, në shumicën e rasteve, nuk është akt individual, por rezultat i një bashkëveprimi të qëndrueshëm ndërmjet disa personave brenda institucioneve publike, deri në kupolën më të lartë të shtetit, që koordinojnë vendimmarrje, tendera, dhe kontrata për përfitime materiale. Pavarësisht kësaj, prokuroria shpesh zgjedh t’i trajtojë këto raste vetëm si “shpërdorim detyre” apo “korrupsion pasiv”, duke i shkëputur nga dimensioni i tyre i organizuar.

Kështu, duke mos i kategorizuar aferat korruptive si “grupe të strukturuara kriminale”, drejtësia shqiptare jo vetëm që lehtëson barrën penale të autorëve, por edhe cenon vetë thelbin e barazisë para ligjit. Në këtë mënyrë, krijohet perceptimi se korrupsioni në nivele të larta është një “krim pa pasojë të plotë”, duke forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë dhe duke minuar besimin e qytetarëve tek shteti dhe reforma në drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.