E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10% e “Air Albania” kalon nga shteti, Sinan Idrizi drejt shumicës
Lajme

10% e “Air Albania” kalon nga shteti, Sinan Idrizi drejt shumicës

Një vendim i qeverisë i miratuar në heshtje ka rihapur diskutimet për fatin e shoqërisë ajrore “Air Albania” dhe rolin e shtetit në këtë kompani. Me Vendimin nr. 15, të datës 15 janar 2026, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar transferimin e 10 për qind të aksioneve shtetërore nga “Albcontrol” drejt Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, pa e shoqëruar këtë lëvizje me asnjë analizë financiare apo relacion zyrtar shpjegues.

Dokumentacioni i publikuar nuk përmban asnjë argument ekonomik që të justifikojë pse “Albcontrol” humbi këtë pjesë aksionesh dhe pse ato iu kaluan një ministrie që, praktikisht, nuk ka asnjë interes operacional në aktivitetin e një shoqërie ajrore në vështirësi të thellë financiare. Kjo mungesë transparence ka ngritur dyshime serioze mbi qëllimin real të vendimit.

Sipas burimeve të sigurta, transferimi i aksioneve shihet si një hap paraprak për një privatizim të fshehtë në favor të kompanisë “MDN INVESTIMENT” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Sinan Idrizi. Aktualisht, kjo shoqëri zotëron 49 për qind të aksioneve të “Air Albania”, ndërsa përfitimi i 10 për qind të tjera do ta kthente Idrizin në aksioner shumicë me 59 për qind.

Edi Rama përgatit dhurimin e 10% të “Air Albania” për

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për “Air Albania”, e cila rezulton e falimentuar prej më shumë se një viti dhe përballet me rreth 100 milionë euro detyrime financiare. Borxhet përfshijnë qira dhe mirëmbajtje avionësh, taksa aeroportuale, karburant, paga punonjësish dhe shërbime të tjera, ndërkohë që kompania ndodhet në procese gjyqësore ndërkombëtare dhe është objekt hetimi nga SPAK.

Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e drejtuar nga Delina Ibrahimaj, ka vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit për të marrë në administrim këto aksione, me synimin final transferimin e tyre te subjekti privat.

Dy skema po përfliten si mënyra të realizimit të kësaj lëvizjeje: ose dhënia e aksioneve pa pagesë, me pretendimin se pronari privat merr përsipër një pjesë të borxhit – rreth 10 milionë euro – ose shitja e tyre për një vlerë simbolike, duke u justifikuar me idenë se prania e shtetit në këtë kompani nuk ka më leverdi ekonomike.

Nga pikëpamja ligjore, as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe as “Albcontrol” nuk kanë tagër të shesin apo dhurojnë aksione publike. Pikërisht për këtë arsye, aksionet janë kaluar te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila është institucioni i vetëm që administron dhe privatizon asetet shtetërore.

Koha e këtij vendimi nuk konsiderohet rastësore. Ai vjen vetëm pak muaj pasi “Turkish Airlines” njoftoi tërheqjen nga aksionet e saj në “Air Albania” dhe pak javë pas pezullimit pa afat të aktivitetit të kompanisë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, duke forcuar dyshimet se bëhet fjalë për një tjetër pazar në kurriz të interesit publik./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.