Ministria e Shëndetësisë ka pranuar zyrtarisht vdekjen e 73 vjeçares nga koronavirusi.
Përmes një njoftimi, ministria ka treguar se e moshuara vuante nga 6 sëmundje si: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass’.
Prej disa ditësh, ajo ka qenë e shtruar në spitalin e Durrësit, ku sot është bërë gati të transportohej për në Tiranë, por pasi u fut në ambulancë mjekët e kanë kthyer përsëri në spitalin ku ishte.
‘Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass’, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shprehur mbështetje ndaj vendit tonë pasi koronavirusi vijon të përhapet duke shënuar 11 të infektuar dhe një viktimë, e cila është një 73 vjeçare nga Durrësi.
Përmes një postimi Soreca ka shkruar se BE është në kontakt me qeverinë tonë dhe se janë të gatshëm të japin edhe ndihmë financiare në përballimin e situatës së koronavirusit.
“BE po punon në të gjitha frontet për të ndalur shpërthimin e COVID19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare. Ne jemi në kontakt me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar”, shkruan ambasadori Luigi Soreca në rrjetet sociale.