“120 mijë euro dhe më vrit gruan”/ Avokati Alban Bengasi dënohet vetëm me 1.4 vite burg

Alban Bengasi, avokati që do paguante 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, është dënuar vetëm me 1.4 vite burg nga GJKKO. Avokati i ofroi 120 mijë euro Nuredin Dumanit, për të vrarë gruan e tij, që sipas Alban Bengasit, e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani, nuk pranoi për të vrarë gruan e avokatit, por pranoi vetëm për ta dhunuar atë.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Alban Bengasi ishte i arratisur në Dubai prej disa kohësh. Ai ka vetëm pak muaj që është arrestuar dhe së fundmi ka mësuar dënimin e tij, që me gjykim të shkurtuar do bëjë vetëm 1.4 vite burg.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, ka thënë Dumani në dëshminë e tij për Alban Bengasin.

Publikuar nga Publik Media