Mafia politike e Tiranës e ka mbyllur qarkun dhe populli nuk i beson më
Grevistët e Uzinës kanë refuzuar sot të marrin ndihmë mjekësore, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Dy prej grevistëve janë zëvendësuar me kolegët, pasi janë ndjerë keq, për shkak edhe të rënies së temperaturave.
“Jemi mbytur në borxhe, e kemi shkruar emrin në të tëra dyqanet, nuk shkojmë dot në shtëpi. I lutemi kryeministrit të shohë ku ka hasur vështirësi që nuk po na paguajnë, nuk po na japin rrogat. Ne të vdekur jemi, për çfarë i duam mjekët të jetojmë më?”, tha një prej grevistëve.
Si këta grevistët është gjysma e Shqipërisë mos më shumë. Njerez që nuk shkojnë tek doktori për t’u vizituar sepse nuk kanë asnjë arsye serioze per a vazhduar jetën, i takon çdo ditë neper rrugët e Shqiperisë. Njerez të zhytur e të mbytur në borxhe që e heqin mendjen me hashash, drogë dhe alkool dhe me pas shkojnë e masakrojnë me dajak familjarët e tyre.
E gjithë çeshtja është se e drejta nuk fitohet duke u veteflijuar dhe duke i kerkuar kryeministrit të vërë doren në zemër.
Kryeministri është kryearkitekti i mjerimit në kete vend sepse nuk ka asnjë lidhje me kete popull dhe me dhimbjet e tij.
E drejta fitohet me revolte dhe me refuzim te poshtërimit, të shtypjes dhe të skllaverisë. Kurrë nuk humbet një e drejtë pas të ciles qendrojnë njerez qe e kerkojne me ngulm ate. Shqiptaret nuk janë frikacakë as të trembur, por ata nuk ngrihen sepse mafia politike e Tiranës e ka mbyllur qarkun dhe populli nuk i beson më askujt!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



