E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten tensionet, merr flakë automjeti në mes të bulevardit
Flash

Rriten tensionet, merr flakë automjeti në mes të bulevardit

Një tjetër incident është regjistruar pasditen e 17 tetorit në protestën përpara Kryeministrisë, ku një automjet tip “Volvo” ka marrë flakë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt tregojnë makinën me ngjyrë të kaltër të përfshirë nga flakët, në afërsi të mjeteve të blinduara të forcave të rendit.

Ngjarja ndodh në një moment kur situata në kryeqytet është përshkallëzuar, me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si dhe me incidente të njëpasnjëshme në zonën pranë godinës së qeverisë.

Si përfundoi automjeti në zonën e bllokuar?

Djegia e makinës ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si automjeti ndodhej në atë pjesë të bulevardit, ku prania e forcave të policisë dhe automjeteve ujëhedhëse është shtuar ndjeshëm.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun e zjarrit, personat që mund të kenë qenë të përfshirë apo rrethanat në të cilat makina ka përfunduar në atë zonë.

Incidenti i fundit i shtohet një pasditeje të shoqëruar me tensione të larta në protestën e studentëve dhe qytetarëve, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pritet që të ketë më shumë informacion për rrethanat e ngjarjes dhe ndërhyrjen e shërbimeve përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.