200 KËPUCË TË EMIGRANTËVE DHE FLAMUJ PARA PARLAMENTIT, TË RINJTË E PD DHE LSI PROTESTË SIMBOLIKE TE KUVENDI (FOTO)
Teksa në parlament zhvillohet seanca plenrae, jashte parlamentit protestojnë të rinjtë e PD dhe LSI me një simbolikë të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Protesuesit kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit.
Kësaj simbolike i janë shtuar edhe flamujt e vendeve ku Shqiptarët kanë emigruar me së shumti.
Sipas te rinjvë te PD dhe LSI, simbolika e kepucës tregon shtypjen që kjo qeveri i ka bërë të rinjve duke i vrarë shpresen, duke mos i garantuar një të ardhme të sigurtë në vendin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







