E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21 kg lëndë narkotike kanabis, katër shtetas në pranga
Lajme

21 kg lëndë narkotike kanabis, katër shtetas në pranga

Kater djem te rinj rane ne prangat e Policise ne Peqin ne kuader te nje operacioni policor te koduar “Progër”. Operacioni nga seksioni për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Komisariatit Peqin, sekuestroi rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.

Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.