E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E nderuar Zonja  Arta Vorpsi, bëj  një kopje të noterizuar për Agron Llakajn
Publik News

E nderuar Zonja Arta Vorpsi, bëj një kopje të noterizuar për Agron Llakajn

Çfarë  fati i zymtë  për Kushtetuten tonë. 

Betimi tek noteri i kandidates  si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në një vend qesharak,  as në ditet më të errëta të diktaturës komuniste nuk ka ndodhur keshtu. Unë nuk jam jurist por tallje  më të madhe, nuk mund ti  bëhet  as Kushtetutës , as drejtesisë dhe as shqiptarëve që paskan patur fatin më të zi në Ballkan. Ketu tek ne duket se  nuk do të  mbarojë  teatri absurd. Gjithcka është kthyer në qesharake, dhe po përjetojmë pasojat eksperimentale  të 70 e kusur  viteve diktaturë dhe tranzicion. 

Me aktin noterial kandidatja   Arta Vorpsi do të jetë ligjërisht dhe  moralisht garante e Kushtetutës sepse ka firmosur deklaratë tek Noterja Znj. Miranda F.Xhemalçe  një copë leter se do të mbrojë Kushtetutën e Shqiperisë. Nen udheheqjen e Partisë  po ndertojmë  Drejtësinë e   Re Popullore. 

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Ta poshtërosh  Kushtetutën me deklaratë tek  noteri  sikur ke dhënë hua apo marrë hua  dhe  po  bën   “njësimin me origjinaliin” kjo  të mundëson ligjërisht   humor tallava  me Kushtetutën dhe  detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj një  kopje të deklarates e ruan noterja Xhemalçe, një e merr   e nderuara znj. Arta Vorpsi  dhe një kopje të njesuar me origjinalin kryetarit të PS-së , një presidentit dhe një kopje origjinale Z. Agron Llaka për ‘ Alpazar’ dhe një fotokopje ” Portokallisë”. ‘ Një vlerësim kaq  te lartë dhe tejet profesional, për  Kushtetutën nuk kishim degjuar kurrë më parë. E nderuar Znj. gjykatëse sot i ke bërë një sherbim sublim atdheut, Kushtetutes. Sot  del përpara opinionit publik,  ballëlart  e sypatrembur. Të na rrojë partia  dhe   pushtetin popullor   ta  kemi   të celiktë  edhe pse do të jemi  sot e mot  qesharakë dhe gazi i botës. Mos e humb origjinalin, ose bej një fletë më shumë, të njësuar. Ta kesh një kopje se nuk i dihet… të njëjtë me origjinalin. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.