Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Grupi i Rithemelimit të PD-së kanë hyrë sot në selinë blu.
Sali Berisha është shoqëruar nga disa përkrahës të tij, të cilët kanë hyrë në hollin e selisë së PD-së.
Ndërkohë që në ambientet e jashtme janë parë shtimi i përkrahësve të Berishës, ku mes tyre ka rënë në sy prania e Sali Lushës, ish-bodigardit të Berishës dhe Myftar Lymneshës.
Po ashtu veç Lushës janë fotografuar dhe persona të tjerë të cilët mbanin maska.



