E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Shpallet në kërkim 38-vjeçari që goditi me sende të forta punonjësen e OSHEE
Lajme

Tiranë/Shpallet në kërkim 38-vjeçari që goditi me sende të forta punonjësen e OSHEE

TIRANA- 38-vjeçari  Spartak Cara në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës një punonjëse të OSHEE-së, Rubena Hasa, e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin e tij. Policia bën me dije se punonjësja e OSHEE-së ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.