E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Minatori i Bulqizës në shenjë proteste, djeg teserën e PS-së
Lajme

VIDEO/ Minatori i Bulqizës në shenjë proteste, djeg teserën e PS-së

Një socialist me profesionin minator në Bulqizë, ka djegur teserën e Partisë Socialiste gjatë një takimit të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me minatorët e Matit dhe Bulqizës.

Video është shpërndarë në rrjetet sociale nga kandidati Basir Çollaku, teksa gjatë momentit kur minatori djeg teserën, dëgjohen thirrjet “Rama ik” apo “Rama legen”.

Në fund, minatori ka patur edhe një thirrje për Edi Ramën ku shprehet “po të jetë burrë, le të vijë në Bulqizë ta thotë atë që tha në Dibër”, duke iu referuar termit “çyryk” që kryeministri përdori për burrat.

“Minatori djeg teserën e Rilindjes, djeg vuajtjen e tij, djeg harresën ndaj tij, e bashkëvuajtësve, në takimin me minatorë të Bulqizës e Matit..” – shkruan Basir Çollaku krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.